Besmir Beja është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.

Beja ishte emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në janar të këtij viti. Përpara këtij emërimi, ai kishte mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me shkarkimin e tij dhe as për emrin e personit që pritet ta zëvendësojë.